Çati xhami
Xham i fortë, rezistent ndaj goditjeve, rrufeve dhe erës, që e bën çdo ambient unik.

Çatitë prej xhami e kthejnë një verandë, një korridor apo një sallë në një ambient të mbushur me dritë natyrale. Qielli bëhet pjesë e dekorit, ndërsa ambienti mbetet i mbrojtur nga shiu dhe era.
Pse çati xhami?
- Dritë gjatë gjithë ditës – ambienti duket më i gjerë dhe më i ngrohtë.
- Xham i fortë – përdorim xham rezistent ndaj goditjeve, rrufeve dhe erës.
- Pamje unike – një çati xhami e bën çdo hapësirë të veçantë, qoftë shtëpi apo biznes.
Si punojmë
Çdo projekt fillon me matjen në vend dhe me një bisedë për mënyrën se si do të përdoret ambienti. Më pas prodhojmë strukturën dhe xhamat sipas përmasave dhe i montojmë me ekipin tonë, duke kujdesur që kullimi i ujit dhe izolimi i bashkimeve të jenë të sakta.
Keni një verandë, një tarracë apo një hyrje që meriton më shumë dritë? Na kontaktoni dhe ne do t'ju sugjerojmë zgjidhjen më të përshtatshme.


