Vetrata xhami
Vetrata për vila, rezidenca, biznese dhe prona private.

Vetratat e xhamit janë ndër zgjidhjet më të kërkuara për vila, rezidenca, biznese dhe prona private. Ato hapin ambientin drejt jashtë, sjellin dritë natyrale dhe i japin objektit një pamje moderne.
Ku përdoren
- Biznese – vitrina dyqanesh, bare dhe restorante që tërheqin klientët që nga rruga.
- Vila dhe rezidenca – mure xhami drejt oborrit, pishinës ose pamjes.
- Veranda – mbyllje të verandave që mund të përdoren gjatë gjithë vitit.
Përvoja jonë
Kemi realizuar vetrata për dyqane, bare dhe degë të tre bankave në mbarë Shqipërinë, si dhe për vila luksoze dhe apartamente. Çdo projekt e trajtojmë me të njëjtin përkushtim: matje të sakta, prodhim me porosi dhe montim nga ekipi ynë.
Kërkoni një ofertë për vetratën tuaj – na tregoni përmasat dhe stilin që dëshironi.


